-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Flakët marrin kontrollin e Spanjës, 71 vatra zjarri akoma të ndezura

Kryesoret

Zjarret, shumica prej tyre si pasojë e zjarrvënieve, të cilat kanë shpërthyer ditët e fundit në Asturias dhe Cantabria, në veri të Spanjës u stabilizuan sot falë kushteve më të favorshme të motit, siç njoftuan autoritetet.

Në rajonin e Asturias, 71 zjarre ishin ende të ndezura mesditën e sotme, nga 90 që ishin dje.

Sipas autoriteteve të këtij rajoni autonom, puna e zjarrfikësve në orët e fundit ka qenë përmirësimi i kushteve të motit, me erë më pak të fortë dhe me ardhje të reshjeve të dobëta.

Në Cantabria fqinje, ku u regjistruan 35 zjarre dje të premten, “të gjitha janë shuar” përveç dyve që janë “nën kontroll”, tha qeveria rajonale në Twitter.

Në Spanjë, e cila po përballet me një thatësirë ​​të gjatë pas tre vitesh reshjesh nën mesataren, autoritetet vlerësojnë se sezoni i zjarreve, i cili deri më tani ishte i kufizuar në verë, tani po shtrihet nga pranvera në vjeshtë si rezultat i ndryshimeve klimatike.

Në vitin 2022, një “vit i zi” për zjarret në Evropë, Spanja ishte vendi më i goditur evropian, me afro 500 zjarre që dogjën tre milionë hektarë, sipas Sistemit Evropian të Informacionit për Zjarret në Pyje (Effis).

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit