-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Regjistrimi i makinave me targa serbe, Vuçiç: Kurti nuk i respekton marrëveshjet

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhjen me njoftimin e autoriteteve të Kosovës ku thuhet se në mesnatë skadon afati për riregjistrimin e automjeteve me targa serbe.

Në fjalën e tij Vuçiç u shpreh se e konsideroi këtë si një mosrespektim të marrëveshjes nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Ai gjithashtu u shpreh se zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano kishte deklaruar se marrëveshja e 23 nëntorit për targat nuk ka një afat të caktuar.

“Kam problem me realitetin në të cilin dikush diskriminon popullin serb dhe nuk u jep mundësinë serbëve të kenë atë që është rënë dakord. Petar Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian konfirmon çdo fjalë timen dhe thotë se marrëveshja për targat janë të kufizuara në kohë dhe nuk kanë afate. Dhe çfarë prisni të bëj unë? Hajde hyjmë me tanke dhe i thoni Vuçiqit na ktheve në vitet ’90,” u shpreh Vuçiç.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit