-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Probleme me bursat, denoncimi i studentëve: Nuk kemi marrë asnjë muaj

Kryesoret

Një nga burimet financiare me të cilat studentët mbyllin disa shpenzime nga jeta e tyre studentore është bursa.

Një përfitimi financiar i cili merret çdo muaj që nga fillimi dhe deri në përfundimin e vitit akademik. Por duket se studentëve po u mohohet kjo nevojë e domosdoshme pasi që prej fillimit të vitit akademik ata nuk kanë marrë asnjë muaj nga bursa e tyre.

Problematikë të cilën studentët e kanë shpalosur shpesh edhe në rrjetet e tyre sociale si dhe në faqe të dedikuara për studentët.

Problematika kryesore që hasin është se ata nuk kanë marrë asnjë muaj të bursës dhe se nuk informohen aspak në lidhje me të ardhmen e atyre parave.

Sipas studentëve ata nuk marrin përgjigje konkrete thjesht të tipit “do të hidhen javën tjetër” ose “do të hidhen në muaj prill”.

Nga ana tjetër ata janë shprehur se u kërkohet të bëhen deklarata se ata e përfitojnë bursën, një procedurë ku sipas tyre është kryer më parë. Studentët e kanë cilësuar si një tallje mos kalimin e bursave.

Këtë problematikë e ka ngritur sërish deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho. Për mes një postimi në llogarinë e saj në Facebook ajo bëri thirrje të merren masa që të merren bursat sa më shpejt duke e cilësuar si një nevojë emergjente e studentëve.

“Politika e Ministrisë së Arsimit për nxitjen e frekuentimit të degëve prioritare është një dështim, që i shkon përkrah axhendës së shpopullimit.

Ndaj i bëj thirrje Ministres së Arsimit, znj. Kushi, të garantojë ekzekutimin e pagesave të bursave si një nevojë emergjente e studentëve që qeveria i përjashtoi nga çdo ndihmë në këtë kohë krizash dhe tani po u mohohet dhe pagesa që u takon me ligj,” shkruhet në postimin e Xhixhos.

Postimi i plotë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit