-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Të qetë dhe pakot hapur! Kush ishte spiuni që tradhtoi bosin në Tiranë?

Kryesoret

Një sasi prej 41 kg e 700 gram lëndë narkotike heroinë është sekuestruar nga policia këtë të shtunë. Policia bën të ditur se ka finalizuar operacionin “Fusha e Kuqe”, duke arrestuar në flagrancë Armando Papën, 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër person.

Droga nuk ishte fshehur por ishte futur në një pako në bagazh, hapur fare, sikur të ishte diçka e ligjshme. Policia thotë se kishte informacion për lëvizjen, por kush ishte spiuni që dha sinjalin? Kjo ende nuk dihet. hetimet vazhdojnë për të zbuluar porositësin dhe bosin që e priste heroninën në bazë.

“Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po  transportohej me një automjet tip “Benz”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Fusha e kuqe”.

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë Armando Papën 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin. Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.

Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Benz”, u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës”, njofton policia.

“Ndalo dhe hape bagazhin”! Del VIDEO e ndjekjes, si u kap “bosi” me heroinë?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit