Një aksident tragjik i cili u mori jetën 7 personave është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Gjermani në rrugën “B247”.
Mësohet se për veç viktimave kanë mbetu të plagosur edhe 3 persona të tjerë të cilët po luftojnë për jetën pasi janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën ku pas përplasjes janë përfshirë nga flakët.
Zjarri u mori jetën 6 personave. Ndërsa në makinën tjetër ndërroi jetë 1 person tjetër i cili nuk arriti t’i mbijetonte përplasejs.
Për momentin nuk ka të dhëna për identitetin e viktimave, ndërsa rruga ku ndodhi aksidenti është mbyllur.