Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka mbështetur marshimin e zhvilluar në Prishtinë në mbështetje të krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në Gjykatën e Hagës.
Postimi i plotë:
Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi. UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria.
Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.