Mesnatën e sotme policia e Kosovës është sulmuar me shok-bombë në veriun e vendit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë policia për mes një njoftimi.
Mësohet se sulmi ka ndodhur në orën 02:20 tek Qendra e Kontrollimit në rrugën “Ivo Llola Ribar” në një pikë statike.
Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se mjeti i dyshuar shpërthyes i hedhur në drejtim të zyrtarëve policor është Shok-Bombë.
Njësitet kompetente policore dhe krim teknika kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer procedurat e nevojshme të vend shikimit.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si ’Sulm ndaj personit zyrtar’ dhe hetime intensive për zbardhjen e këtij rasti janë në proces.