-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Artan Fuga: Vrasësi bërtet: Kush vrau?

Kryesoret

Dy prilli në Shkodër i mori jetën katër të rinjve. Demokratizimi u hap me gjak. Sikur do të parathoshte ata mijëra të vrarë, të mbytur, të ikur të këtyre tridhjet vjetëve!

Unë nuk mund ta di se kush ishte dora që gjakosi popullin madhështor të shkodrës. Poqese do të kisha qenë hetues padyshim do ta kisha gjetur!

Ca thonë UDB, ca thonë skenare, ca thonë stalinistët, ca se përfitonte PD, etj.

Sot në këtë pragfushate, pas tridhjetë e ca vjetëve ajo që nuk durohet është kur individë apo media të lidhura me fije direkte ose indirekte me organet e dhunës në kohën moniste, akuzojnë të tjerë, duke harruar, gjoja, se etërit, miqtë, ata vetë, kanë qenë pjesë ose vegla dhune, lopata varresh, thurrësh litaresh për të varur, lëvrues kamzhiku mbi gra në kampe, shtrëngues prangash në kyçe,  të një rregjimi që ka vrarë jo katër por mijëra persona, ka thithur gjak të rinjsh në minierat e ferrit me punë të detyruar, internuar, futur ferrave, maleve, varur, pushkatur, nuk kam si mos thërras:

Po, mjaft o mjaft, vetëm vrasjet mos i zini në gojë se në mos duart, dhe llëret, sytë, veshët, hunda është plot me gjak, se kushdo t’i ketë vrarë ata të rinj, ju nuk mund t’i qani me lotë krokodili, them o Zot ç’po i punojnë këtij kombi dhe populli!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit