-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardh Spahia paguan 100 milionë lekë për kamera dhe aparat për foto (Dokumentet)

Kryesoret

Marsi ka qenë një muaj i mbushur me tendera pafund nga bashkia e Shkodrës. Së fundmi, kryetari Bardh Spahia që do të garojë në 14 Maj për një mandat të plotë ka firmosur hapjen e dy procedurave që shkojnë mbi 100 milionë lekë.

E para ka të bëjë me blerjen e disa kamerave sigurie. Fondi limit shkon 41 milionë lekë pa TVSH. Pas 11 Prillit kur mbyllen ofertat, fituesi që do të marrë tenderin duhet të montojë kamerat përpara zgjedhjeve.

Tenderi i dytë është për blerje pajisje të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, vlera 48 milionë lekë. Por çfarë do të mblidhet konkretisht me këtë shumë kaq të madhe?

Sipas preventivit të bashkisë që mban firmën e vetë kryetarit me 48 milionë lekë do të blihen dy aparate fotografikë, flash, lente, bateri, kartë memorie, karikues, por edhe 8 kompjutera, laptop, printer dhe fotokopje.

Shuma që është vendosur në dispozicion duket mjaft e madhe. Megjithatë ndoshta aparatet fotografike do të jenë të një cilësie shumë të lartë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit