Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielën pasdite në fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë humbi jetën pasi që kishte rënë nga ballkoni i një shtëpie.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
Ai ka bërë të ditur se fëmija kishte shkuar mysafir me nënën e tij, në momentin kur ai ra nga ballkoni.
“Më datë 02.04.2023, rreth orës 15:30, Policia është informuar ne në fshatin Treboviq- Pejë, ka ndodhur një incident, ku një fëmijë ka rënë nga ballkoni i një shtëpie tek të cilët së bashku me nënën e tij kishin shkuar si mysafir.
Fëmiu është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, mirëpo sipas ekipit mjekësor fëmiu në spital ka arritur pa shenja jete”, ka thënë Rugova.