Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin për 6 persona, të cilët ishin dënuar nga shkalla e parë për trafik droge, konkretisht laboratorin e zbuluar disa vite më parë në Brenog të Hasit.
Apeli ka vendosur dënimin me 15 vjet burg për Xhemal Shalën, 12 vjet burg për Jasin Kala Avdylin, Denis Llaftiu 10 vjet burg, ndërsa është vendosur lënia në fuqi e vendimit të shkallës së parë për Islender Salen.
Apeli ka rikthyer për rigjykim çështjen ndaj dy personave të tjerë pjesë e këtij grupi, Astrit Balliu (Avdyli) dhe Fatos Llaftiu.
Laboratori u zbulua në sajë të operacionit “Vol-Vo 4”, në Tetor 2018, ku u sekuestrua një sasi e konsiderueshme heroine.








