Pak ditë pasi doli skandali, Partia e Lirisë ka depozituar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kërkesën për ndalimin e kandidimit të Kreshnik Hajdarit për Bashkinë e Kuçovës. Bëhet fjalë për një dënim që Kreshnik Hajdari e ka marrë në Greqi dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit.
Në kërkesën e Partisë së Lirisë thuhet se vendimi i Kuvendit të Shqipërisë numër 17/2016 përcakton qartë këto kritere dhe Partia e Lirisë kërkon që Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve të bëjë verifikimet e nevojshme dhe të ndalojë kandidimin e Kreshnik Hajdarit.
Partia e Lirisë e ka dorëzuar kërkesën dhe në Prokurorinë e Përgjithshme për të nisur hetim penal ndaj zotit Kreshnik Hajdari për fshehje të të dhënave. Vetë Hajdari e ka pranuar dënimin, por s’e ka treguar më parë duke e fshehur, gjë që tani mund ta penalizojë.









