-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Një ditë pasi Begaj e emëroi në krye të SHISH, Rama prezanton këshilltaren e tij

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto krah drejtores së re të SHISH, Vlora Hysenit e cila ditën e djeshme  u dekretua dje nga presidenti Begaj.

Sapo mbaruam prezantimin në institucion të drejtores së re të Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, e cila u dekretua dje nga Presidenti i Republikës, urime“, shkruan Rama.

Vlora Hyseni ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë për katër muaj në Kosovë. Ajo ishte në krye të institucionit më të lartë të sigurisë dhe inteligjencës që nga dhjetori i vitit 2020, kur ishte shkarkuar drejtori Kreshnik Gashi, deri në prill të vitit 2021, kur në detyrën e drejtorit u emërua Petrit Ajeti.

Presidenti i bindet Ramës! Vlora Hyseni emërohet në krye të SHISH-it

Në media njihet si krahu i Hashim Thaçit. Pasi e larguan në Prishtinë, Edi Rama e mori këshilltare. Ajo flet disa gjuhë të huaja. Vlora Hyeni është zyrtarja e radhës nga shqiptarët e Kosovës, që Edi Rama i beson një detyrë mjaft të rëndësishme në Shqipëri.

Ajo do të jetë gruaja e parë në krye të institucionit të Shërbimit Informativ Shtetëror, por mbetet për t’u parë si do të ndikojë në raportet me Kosovën, pasi në Prishtinë u shkarkua nga dy njerëzit që sot janë në pushtet, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit