-sidi education-spot_img
21 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Reformat që fuqizojnë gratë: Shqipëria merr 91.3 pikë nga 100, renditet e 38-ta në botë

Kryesoret

Kur vjen puna tek barazia gjinore Shqipëria ka një krahasim të pranueshëm në rang global.

Një Indeks i Bankës Botërore që mat reformat ligjore që fuqizojnë gratë “Gratë, Biznesi dhe Ligji 2023” i dha Shqipërisë 91.3 pikë nga 100 të mundshme duke e renditur të 38 në rang global. Shqipëria mori të njëjtën sasi pikësh si vitin e kaluar, por kishte vlerësim më të ulët se Serbia dhe Kosova.

Të dhëna më të detajuara tregojnë se, ligjet në Shqipëri i disfavorizojnë gratë në pensione dhe në kujdesin për fëmijët. Ndërsa në ligjet që lidhen me punësimin, vendin e punës, pagesat, martesat sipërmarrjet dhe pronësinë Shqipëria merr vlerësim maksimal me 100 pikët e mundshme.

Indeksi mesatar global u rrit vetëm 0.5 pikë në krahasim me vitin 2022, duke arritur në 77.1 nga 100 pikë vlerësimi maksimal. Pesë vjet më parë, rezultati mesatar global ishte 73.8. Gratë në vetëm 14  vende nga 190 që janë në studim kanë të njëjtat të drejta ligjore si burrat në të gjithë treguesit e matur. Këto janë Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Irlanda, Letonia, Luksemburgu, Holanda, Portugalia, Spanja dhe Suedia.

Banka Botërore vë në dukje se ngadalësimi i rritjes globale, rreziqet në rritje të ndryshimeve klimaterike, konfliktet dhe efektet e vazhdueshme të COVID-19 kanë sjellë pengesa të mëdha për progres në vitet e fundit, sidomos në vendet e varfra dhe ato në zhvillim.

Të drejtat ekonomike tregojnë se barazia më e madhe gjinore është thelbësore për t’i dhënë fund varfërisë ekstreme. Trajtimi ligjor i barabartë i grave ndikon që më shumë gra të punojnë ë të dhe të bëjnë karrierë./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit