-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Beketi fitoi gjyqin? Rama: Mos dëgjoni shokët e mashtros

Kryesoret

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se pronari i “Agon Channel” Françesko Beketi ka fituar përfundimisht gjyqin në Arbitrazh me Shqipërinë duke marrë 110 milionë euro.

Përmes Twitter-it, ai shprehet se kjo temë del në media sa herë që ka zgjedhje dhe thumbon opozitën por nuk sqaron se si do të mbyllet kjo histori që në fund e paguajnë taksapaguesit shqiptarë.

 

Para çdo fushate del që Beketi i dënuar me 16 vjet burg për mashtrim i mori Shqipërisë 100mln€!

Pastaj shokët e tij këtu humbin zgjedhjet dhe kur vjen fushata tjetër del që s’i ka marrë atëherë po i mori tani! Prapë kështu do ndodhë me shokët e mashtros! Deri fushatën tjetër” shkruan ai.

Megjithatë, lidhur me këtë vendim, “5Pyetjet.al” kontaktoi Avokatin e Përgjithshëm të Shtetit, Odise Moçka. Ai nuk pranoi që të jepte një prononcim të plotë për rastin.

Fillimisht, Moçka tha se është vijim i vendimit të vjetër duke mos e mohuar, por më pas theksoi se nuk ka një njoftim zyrtar nga institucioni që drejton.  

Është vazhdimësi e informacioneve që kanë qenë më parë. Nuk ka njoftim zyrtar, kur të ketë njoftim zyrtar do të dalë” tha Moçka për “5Pyetjet.al”. 

Disfata ndaj Becchettit në Arbitrazh! Avokati i Shtetit për “5Pyetjet.al”: S’ka info zyrtare

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit