-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E ndoqën këmba këmbës! Si ia vunë bombën mikut të “Rrumit”?

Kryesoret

Tritoli në makinën e Aldi Mustafës, dyshohet së është montuar disa ditë përpara shpërthimit, të cilit 37-vjeçari i shpëtoi pa lëndime.

Lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e jashtme, poshtë gomës së pasme të pasagjerit të makinës në pronësi të Mustafës.

Shpërthimi ka ndodhur rreth 150 metra sapo Aldi Mustafa kishte dalë nga banesa e tij, ku kishte qëndruar gjatë gjithë paradites së të hënës.

Hetuesit dyshojnë se 37-vjeçari është mbajtur nën survejim dhe në momentin që ka lëvizur nga banesa, makina është hedhur në erë me shpërthim të telekomanduar.

Vetë Aldi Mustafa para hetuesve ka mohuar të ketë konflikte. Deri tani disa persona janë shoqëruar nga policia, por nuk ka ende asnjë të ndaluar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit