-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama u çon mjekëve rritjen e pagave

Kryesoret

Rritja e pagave në prag të zgjedhjeve është kthyer në kryefjalë nga kryeministri Edi Rama, i cili këtë të mërkurë së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë zhvilluar një takim me mjekët dhe infermierët  në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”,  ku ka dhënë detaje nga afër për rritjen e pagave që do të ndërmerren për këtë sektor.

“Ne kemi bërë një rritje page të mjekëve specialistë me 50 mijë lekë që do të futet në zbatim tani dhe do të bëjmë një rritje prej 7% për mjekët e përgjithshëm dhe për infermierët. Kjo do të thotë se paga e mjekëve të përgjithshëm do të rritet do të shkojë në 112 mijë lekë, ndërsa e infermierëve rreth 72 mijë lekë.

Ky është hapi i parë tani dhe prillin tjetër, mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë, ndërsa për mjekët e përgjithshëm do të shkojë në 131 mijë dhe 87 mijë për infermierët, nëse mjekët specialist do të vijojnë dhe nuk do të kërkojnë më shumë.

Me këtë rritje ne shkojmë në nivelin e lartë të rajonit dhe nuk na thotë më njeri dhe të rinjtë që duan më shumë që dhe për shkak të moshës kanë bërë dhe më pak. Paga mesatare në vendin tonë do të shkojë në 900 euro” tha Rama.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit