-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Platforma për monitorimin e shpenzimeve! Celibashi: Ka emra që figurojnë në 3 parti

Kryesoret

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi prezantoi sot platformën elektronike për monitorimin e financimit të partive politike. Ai  tha se platforma elektronike nuk do të zgjidhë të gjithë problemet me financimin e subjekteve, por do të ndihmojë për një mbikëqyrje efikase. Ai tha se qëllimi i platformës është përmirësimi i shërbimit dhe cilësinë e të dhënave të cilat do të sigurohen më lehtësisht. 

“Projekti i digjitalizimit mbetet një nga projektet më të rëndësishme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në thelb synohet mbështetja e KQZ për raportimin dhe monitorimin e financimit të partive. Platforma nuk është mekanizmi që zgjidh problemin me financimin e partive, por ndihmon administrimin dhe mbikëqyrje efikase. 

Platforma në tërësinë e vetë ka qëllim të përmirësojë aksesin në informacione, të përmirësojë shërbimin dhe cilësinë e të dhënave, të reduktojë kohën e punës si për raportuesit ashtu edhe për verifikuesit. Të mbështesë përpunimin e të dhënave lehtësisht, të cilët mund të kenë akses në sistem. Të rrisë sigurinë e informacionit, do të mbrohen nga një akses i autorizuar me masa të caktuara sigurie”, u shpreh Celibashi. 

Kreu i KQZ komentoi edhe listat e kandidatëve për këshillat bashkiakë, për të cilët tha se rezultonin emra që ishin në tre lista të partive politike të ndryshme. “Kemi patur kandidatë për këshilla që ishin në tre lista të partive të ndryshme. Ka dhe të tjerë që as e dinin se kishin kandiduar. Listat janë formale kur vjen puna te emrat në fund të saj”, u shpreh Celibashi. 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit