Gjykata e Korçës ka vendosur masën arrest me burg për dy rumunët e arrestuar 3 ditë më parë në Kapshticë, në tentativë për të transportuar 118 kg kanabis sativa drejt Greqisë.
George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru 36 vjeçe, u kapën gjatë kontrollit në skaner, i cili zbuloi se në rulotin në të cilin udhëtonte çifti, ishin fshehur 79 pako me drogë poshtë tapicerisë së bagazhit.
Rumuni George Coman para fillimit të seancës është habitur me praninë e madhe të kamerave të gazetarëve. Ai u shfaq duke qeshur dhe ka rregulluar flokët.