Autoritet italiane kanë arrestuar një 23-vjeçari shqiptar pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në makinën e tij iu gjetën 20 gramë kokainë.
Gjithashtu në portofolin e 23-vjeçarit janë sekuestruar 625 euro të ardhura të marra nga shitja e drogës.
Mediat italiane shkruajnë se arrestimi i tij është bërë nga një kontroll rutinë i autoriteteve ku i riu shqiptar ka shfaqur nervozizëm.
Ai drejtonte një maninë tip “Fiat” të marrë me qira, gjatë kontrollit në makinë ju gjetën doza kokaine rreth 20 gram dhe në portofol 625 euro të marra nga shitja e drogës.
Ndërkaq rezulton se shqiptari i ndaluar kishte vetëm disa ditë që kishte hyrë në Itali dhe nuk kishte një adresë të saktë banimi.