-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kushtetuesja shpëtoi Gjinushin! PD kërkesë të re për ta rrëzuar

Kryesoret

Grupi i Sali Berishës nuk ndalet në betejën kundër Skënder Gjinushit. Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese vendosi rrëzimin e kërkesës së deputetëve të opozitës me pretendimin e shkeljeve procedurale. Deputetët e Partisë Demokratike do t’i drejtohen me një kërkesë të re Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Për këtë shkak në një njoftim për mediat, deputetët demokratë do të drejtohen me një kërkesë të re në Kushtetuese, pasi sipas tyre është e qartë për këdo se vetëm ky organ mund të japë zgjidhje për çështje të kësaj rëndësie.

“Gjykata Kushtetuese ka vendosur mos ta kalojë për shqyrtim kërkesën tonë, të 28 deputetëve të opozitës, për antikushtetueshmërinë e drejtimit të Akademisë së Shkencave, duke ngritur arsye procedurale! Pra, nuk kemi një vendim përfundimtar mbi themelin kësaj çështje që ishte objekt kërkimi.

Ne, deputetët e Kuvendit, do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do t’i drejtohemi sërish asaj përmes një kërkese të re, mbi papajtueshmërinë e ushtrimit të funksionit të Kryetarit të Akademisë së Shkencave si organ i përmendur nga Kushtetuta, si dhe verifikimin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë, duke marrë parasysh sugjerimet e gjykatës” thuhet në njoftim.

Deputetja Ina Zhupa shprehet se Akademia e Shkencave drejtohet nga një person që është vendosur në kundërshtim me kërkesat Kushtetutës dhe ligji, pa një akt emërimi të nxjerrë nga organi kompetent që parashikon kushtetuta, duke bërë të mundur që ky mandat antikushtetues të ushtrohet për gati 4-vite të tërë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit