Policia e Sarandës ka arrestuar një 20-vjeçar me inicialet O. L pasi u kap duke transportuar kundrejt fitimit, 10 emigrantë për të kaluar kufirin. n
20-vjeçari u kap në flagrancë në afërsi të fshatit Tatzat, Delvinë duke transportuar me automjetin tip “Benz” 10 emigrantë, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Policia po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Sarandës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.