Policia e Durrësit ka arrestuar 31-vjeçarin Aneo Gashi pasi vodhi para dhe sende me vlerë të konsiderueshme në një lokal në Durrës.
Mësohet se vjedhja e lokalit ka ndodhur në lagjen nr. 5, Durrës.
Gjithashtu, për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 64-vjeçarin me inicialet Xh. A., pasi dyshohet se duke patur dijeni se sendet janë të vjedhura, i ka përvetësuar ato, me qëllim shitjen në dyqanin e tij.
Policia vijon punën për dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga shtetasi A. G.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme.