-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zgjedhjet në veri, Kurti optimist: Pluralizmi politik është i domosdoshëm

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se institucionet janë duke bërë të gjitha përgatitjet për organizmin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, më 23 prill, në katër komunat në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

I pyetur nga deputetët e opozitës në seancën e Kuvendit të Kosovës, Kurti, tha se janë ndarë mjetet e nevojshme për këtë proces dhe se askush nuk duhet dhe nuk mund të cenojë të drejtën e qytetarëve për të zhvilluar një proces të rregullt zgjedhor.

“Pluralizmi politik dhe mbi të gjitha e drejta e votimit lirshëm e papengesa të komunitetit serb janë të domosdoshme. Kushdo që vijon ta cenojë këtë të drejtë themelore nuk ka çfarë të pres tjetër përveçse përgjigjen e institucioneve tona me forcën e ligjit”, tha Kurti.

Ai tha se për organizimin e zgjedhjeve është ndarë buxheti i nevojshëm dhe se institucionet e tjera të përfshira në këtë proces janë duke bërë përgatitjet e nevojshme.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, tha se Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës është duke u përballur me probleme të shumta në procesin e organizmit të zgjedhjeve.

Ajo përmendi bartjen e materialeve zgjedhore, pamundësinë e shfrytëzimit të qendrave të votimit si dhe mungesën e sigurisë si sfidat kryesore me të cilat siç tha ajo, janë duke u përballur stafi i KQZ-së.

Kurti pranoi se situata e sigurisë në veri është problematike porse theksoi se institucionet do ta kryejnë punën e tyre.

Dje, organizata joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV), tha se rrethanat aktuale, “nuk mundësojnë organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës”, në përputhje me standardet për zgjedhje të lira. Ata thanë se situata në këto komuna është e brishtë./rel

 

 

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit