-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sa do t’i kushtojë buxhetit rritja e pagave?

Kryesoret

Qeveria vendosi sot rritjen e pagave për administratën. Por sa do të jetë kostoja në buxhet? Kostoja e rritjes së pagave për punonjësit në shtet nga vlerësimet e Ministrisë së Financave është 38 miliardë lekë, ose rreth 340 milionë euro deri në vitin 2025-së, kur synohet që paga mesatare të ketë tejkaluar nivelin prej 900 eurosh, nga 563 euro që vlerësohet aktualisht.

VENDIMI-Rritja e pagave! Kategoritë që përfitojnë dhe kur do i merrni Lekët? (E PLOTË)

Rritja e pagave do të ketë dy etapa: një që hyn në fuqi në muajin prill dhe ka në fokus arsimin, shëndetësinë, policinë, gardën dhe zjarrfikësit dhe rritja e dytë e pagave që do të ndërmerret në muajin korrik të vitit 2024 kur parashikohet që pagat e administratës publike qendrore dhe vendore.

Kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave nga qeveria;

1. Specialistët më të ulët në administratë, paga e tyre nga 49 mijë Lekë shkon 81 mijë Lekë.
2. Mësuesit në arsimin e mesëm mbi një milionë Lekë.
3. Në arsimin bazë nga 74 mijë shkon deri në 95 mijë Lekë.
4. Rritje e pagës së pedagogëve me 20% por mund të shkojnë deri në 30% pasi janë autonomë.
5. Infermierët do të kapin një bazë 87 mijë Lekë, por shkon përtej 90 mijë Lekëve sipas pozicioneve.
6. Pagat për Forcat e Armatosura do të vijojnë që të rriten ndjeshëm.
7. Kemi rritur pagat për të gjithë sistemin e sigurisë, policia e shtetit, burgjeve dhe garda.
8. Kemi rritur pagat për zjarrfikësit, do ta çojmë deri në 80 mijë Lekë me dy hapa.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit