-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paraqitje dinjitoze për Kristjan Asllanin, por Interi ‘ngec’ sërish

Kryesoret

66 minuta tepër pozitive për Kristjan Asllanin në duelin ndaj Salernitanës. Mesfushori shqiptar ishte një nga më të spikaturit në fushë në radhët e Interit. Goli i shënuar nga Gosens në minutën e 6-të u gatua nga këmbët e Asllanit, i cili gjithashtu dhuroi edhe disa topa të magjishëm “alla Pirlo” për shokët e skuadrës.

Në minutën e 66-të, shqiptari i la vendin, Galjardinit, teksa u vlerësua me notën 7.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Plot 5 nga 6 krosime të Asllanit ishin të sakta, ndërkohë që talenti kuqezi ishte i saktë edhe në duelet e fituara. Gjithashtu mesfushori regjistroi edhe 6 pasime kyçe në këtë përballje.

Duket se zëvendësimi i Asllanit nuk rezultoi aspak pozitiv, teksa zikaltrit pësuan gol në minutën e 90-të, duke bërë që sfida të përfundonte me rezultatin 1-1.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit