Pesë persona që ishin në kërkim janë arrestuar në Tiranë. Ndërkohë që janë shënuar edhe dy përplasje që kanë përfunduar me të lënduar mes të rinjve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin Gj. D., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin E. L., 54 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur duke vjedhur disa produkte ushqimore, në një restorant.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit J. J., 24 vjeç, dhe E. S., 21 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi kanë shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin Saba Çelami, 48 vjeç, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vorë ndaluan shtetasin D. A., 28 vjeç, banues në Vorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë.
A. P., 28 vjeç, dhe H. P., 19 vjeç, të dy banues në Tiranë për motive të dobëta janë konfliktuar dhe kanë goditur njëri-tjetrin me mjete prerëse. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit D. D., 21 vjeç, dhe të një të mituri 17 vjeç, pasi në rrugën “Riza Cuka”, për motive të dobëta janë konfliktuar me një 17-vjeçar” mbyllet njoftimi.