14 Maji do të jetë dita e fitores në Durrës. Kështu u shpreh Sali Berisha pasi prezantoi kandidatin Igli Cara. Në fjalën e tij, ish-kryeministri sulmoi ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe drejtuesin politik të PS-së, Adrian Çela, si të lidhur me mafien. Berisha tha se Gjushi-Çela pritën në Durrës mafiozin e famshëm italian të arrestuar disa muaj më parë, Masimo Denaro.
“Ajo zonja (Emiriana Sako) që është, ajo del nga sirtarët e Gjushit. Ajo ka një dyshe, më mafioze, jo vetëm në Shqipëri, por edhe Ballkan dhe më gjerë, Gjushi-Çela. Mikpritësit e Masimo Denaros, nxënësit e tij në Shqipëri.
Gjush, thuaju durrsakëve, sa para nga taksat tuaja i ke dhënë McGonigalit. I sugjeroj, Carës ta ftojë në debat (Sakon), të marrë edhe suflerët me vete, Gjushin dhe Çelën. Ti marrë se nuk flet dot ajo” tha ai.
Meta në Durrës: Igli Cara, i vetmi që paralajmëroi viktimat e tërmetit tragjik
Nuk kurseu as Belinda Ballukun. “Kjo “miss babëzia”, Belinda me Ramën zbrazën digat gjatë verës. Kodi i digave i ndalon zbrazjen gjatë verës. Ua shitën sekserëve me 30 Euro dhe ata e shesin në bursë me 300 Euro dhe ndajnë paratë me të. Vjen vjeshta, digat bosh, atëherë blejnë nga 350 Euro energji” tha ai.