-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Djali rreh prindërit! Adoleshentët dhe vëllezërit grushte e dajak për tokën

Kryesoret

Tre persona janë arrestuar në Fier dhe Lushnje dhe shtatë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë për disa vepra penale; dhunë në familje, marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitur dhe sherr adoleshentëve.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin N. R., 21 vjeç, banues në Patos, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 25 vjeç, banues në Patos dhe A. B., 39 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sh. S. 29 vjeç, banues në Kashishtë ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij. Nisi procedimi në gjendje të lirë për  F. LL., 56 vjeç dhe A. Ll., 41 vjeç (vëllezër), banues në Shën Pjetër, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive pronësie.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër ndaluan shtetasin D. M., 26 vjeç, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me 1 shtetase të mitur 15 vjeçe. Gjatë kontrollit të banesës së 26-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë gjahu, që e mbante pa lejen përkatëse.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas të mitur 16 vjeç, pasi ditën e djeshme, për motive të dobëta, janë konflikuar fizikisht dhe kanë goditur me sende të forta, 2 bashkëmoshatarë të tyre.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Zh., 37 vjeç, pasi dyshohet se ka zënë një sipërfaqe toke, në pronësi të një shtetasi tjetër” mbyllet njoftimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit