-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Infektimi me covid-19 gjatë shtatzënisë, Studimi: Sjell dëmtime të foshnjës në tru

Kryesoret

Rastet e para të konfirmuara të foshnjave të lindura me dëmtim të trurit si rezultat i kalimit të virusit COVID-19 në placentën e nënave të tyre u zbuluan në një studim të ri këtë javë.

Të dy foshnjat lindën nga nëna të reja që kishin rezultuar pozitive për virusin në tremujorin e dytë të shtatzënisë gjatë kulmit të përhapjes së variantit Delta në vitin 2021 – përpara se vaksinat të ishin të disponueshme, sipas studimit të Universitetit të Miamit që u botua në revistën Pediatrics.

Në ditën që lindën, të dy foshnjat pësuan vonesa të konsiderueshme në zhvillim. Një fëmijë vdiq në muajin e 13-të, ndërsa tjetri u vendos në inkubator, thanë studiuesit.

Foshnjat nuk ishin infektuar me virusin, por kishin nivele të larta të antitrupave në gjakun e tyre, tha Dr. Merline Benny, neonatologe dhe asistent profesoreshë në universitet, raporton nypost.

Ajo tha se kjo tregon se virusi ka të ngjarë të transferohet nga nëna në placentë dhe më pas tek foshnja.

Të dyja nënat rezultuan pozitive për virusin. Njëra kishte vetëm simptoma të lehta dhe bëri lindje normale, ndërsa nëna tjetër ishte aq e sëmurë sa që mjekët iu desh ta lindnin fëmijën e saj në javën e 32-të.

Mjekët kishin sugjeruar se kjo ishte e mundur, por ky studim është prova e parë e drejtpërdrejtë e virusit në placentën e një nëne ose në trurin e një foshnje, thanë studiuesit

Viruse të tjera dihet se shkaktojnë dëmtime të trurit tek fetusi, duke përfshirë Cytomegalovirus, Rubeola, HIV dhe Zika.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit