Vrasja e 37-vjeçares Migena Sinani ka tronditur mbarë vendin. Ajo u vra mëngjesin e sotëm nga kunati i saj, Roland Sinani ku më pas vrau edhe veten.
Në lidhje me ngjarjen janë zbardhur detaje të reja ku mësohet se pas ngjarjes arma e me të cilën u krye akti u fsheh nga babai i autorit dhe një kohësisht vjehrri i viktimës.
Babai i 43-vjeçarit ka dalë në oborr dhe ka parë të birin të shtrirë, me shenjën e plumbit në nofull.
Më pas, ai e ka marrë pistoletën dhe e ka fshehur në një cep anash shtëpisë. Kjo gjë ka bërë që grupi hetimor të ngrinte dyshimet se mund të kishte një person të tretë të përfshirë në ngjarje.
Por, pas marrjes në pyetje, babai i autorit i ka drejtuar policët tek vendi ku kishte lënë armën dhe ka pranuar para tyre se e kishte fshehur në një mbajtëse këpucësh.
Viktima, Migena Sinani u vra rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm teksa flinte me vajzën e saj vetëm dy vjeçe.
Roland Sinani e qëlloi për vdekje në shtrat, ndërsa më pas doli në oborr dhe u vetëvra.