Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor Shkodër-Velipojë ku për pasojë ka mbetur i vdekur një 54-vjeçar.
54-vjeçari me inicialet Z. L ka humbur kontrollin e motorit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e këtij aksidenti drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak.
Më datë 08.04.2023, rreth orës 22:20, në aksin rrugor Shkodër- Velipojë shtetasi Z. L., 54 vjeç, banues në fshatin Gomsige e Re, Velipojë duke drejtuar motomjetin e tij pa targa, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë drejtuesi i motomjetit shtetasi Z.L, ka ndërruar jetë.