-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Çfarë na bëre o bir?!”/ Nëna rrëfen fjalët e fundit të djalit

Kryesoret

Zbardhen të tjera detaje që hedhin dritë mbi ngjarjen e rëndë që tronditi dje Shkozën në kryeqytet, ku një 43-vjeçar vrau me armë zjarri kunatën e tij teksa kjo e fundit flinte bashkë me fëmijën e saj të mitur. Roland Sinani pasi qëlloi për vdekje kunatën e tij, Migenën, më pas u vetëvra.

Mësohet se prindërit kishin dëgjuar të shtënat e armës, rreth orës 4 të mëngjesit, ndërsa nëna e autorit ishte e para që ishte përballur me 43-vjeçarin, duke iu drejtuar; “Çfarë na bëre o bir?!”.

43-vjeçari i kishte treguar nënës së tij se: “Vrava Migenën” dhe pas këtij episodi ai ka dalë jashtë në oborr dhe ka vrarë veten me të njëjtën armë, që e kishte pa leje.

“Hymë në dhomë te nusja dhe pamë nëse kishte apo jo shenja jete, apo nëse ishte lënduar fëmija”, mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë nëna e autorit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit