Sabiani duket se është penduar për hyrjen për të dytën herë në Big Brother VIP.
Përmes një videoje të postuar në TikTok, Sabiani me ironi e shaka shprehet se këtë herë dështoi të arrinte atë që kishte në plan.
Sabiani thotë se hyri në BBV për të mbyllur gojët e liga, por shton se nuk arriti të bënte asgjë.
Kujtojmë se Sabiani ishte kundër raportit të vajzës së tij, Keisit me Kristin dhe ishte arsyeja e hyrjes së tij në shtëpinë e BBV.
“U futa për herë të dytë në BBV. Isha kaq afër. Do t’i bëja qejfin paraardhësve. Do mbyllja gojët e liga. Pra bëm një vrimë në ujë”, thotë Sabiani në videon e ndarë prej tij.