Zbardhen emrat e tre personave që janë arrestuar nga policia e Elbasanit pasi kanë kërcënuar një biznesmen që të tërhiqej nga tenderi që kishte fituar në bashkinë e Tiranës me firmën që administronte. Të arrestuarit janë Algert Alcani 27 vjeç, Edmir Boci 37 vjeç dhe Shaqir Alcani 62 vjeç. Në kërkim u shpall L. K. 38 vjeç.
Të arrestuarit dhe i shpalluri në kërkim në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shtrënguar me anë të kanosjes, pra duke e kërcënuar E. M., administrator i një biznesi me qendër në Cërrik, duke i kërkuar që të tërhiqej nga një procedurë konkurrimi (tender publik), e fituar në bashkinë e Tiranës, nga firma e që ai administronte. Por biznesmeni E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet dhe këta persona kanë shkuar më tej duke e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.
“Tërhiqu ose të vramë bashkë me familje”, kërcënohet administratori i një firme private në Cërrik