Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka vlerësuar kandidaturën e Luçiano Boçit në Elbasan, ndërsa ka treguar synimin e tij për këtë qark, duke thënë se rezultati për zgjedhjet do jetë 7-0.
Meta shprehet se Elbasani duhet t’i japë përgjigjen e merituar Rilindjes, duke shtuar se Luçiano Boçi ka ndezur flakën e fitores
“Zgjedhjet në Elbasan kanë përfunduar që ditën që Luçiano Boçi vendosi të lërë mandatin e deputetit për t’ia kthyer qytetin elbasanasve. Faleminderit Luçiano që ke ndezur flakën e fitores në të gjitha Bashkitë e Qarkut të Elbasanit.
Qarku i Elbasanit duhet t’i japi përgjigjen më të merituar Rilindjes dhe duhet të dalë 7-0 për një arsye shumë të thjeshtë. Sepse Rilindja e katandisi Qarkun e Elbasanit në të parafundit përsa i takon nivelit të mirëqenies dhe nënkampion përsa i takon varfërisë në Shqipëri”, shprehet Ilir Meta ne video-mesazhin e përcjell permes rrjeteve sociale.