-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kundër Ramës për rritjen e pagave para zgjedhjeve? Celibashi: E kam një opinion…

Kryesoret

Qeveria socialiste nuk do të ketë asnjë ndëshkim për rritjen e pagave dhe shpërblimin për pensionistët përpara zgjedhjeve lokale të 14 Majit. Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi tha sot se në kodin zgjedhor parashikimi është i përcaktuar vetëm për rastin e zgjedhjeve parlamentare dhe jo lokale.

Megjithatë, ai tha se përtej kësaj, e ka një opinion, që nuk pranoi ta jepte, pasi theksoi se nuk do të zgjidhte asgjë. Opinioni i tij mesa la të kuptohet, pavarësisht se nuk e shprehu, ishte kundër këtij veprimi nga kryesocialisti.

Gjithsesi mund të ketë komentet e veta nga pikë-vështrimet e veta nga aktet e qeverisë, por më duhet të vlerësoj vendimmarrjet në raport me kodin dhe kemi vlerësuar që ato parashikime ndaluese janë vetëm për rastin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Tej kësaj, natyrisht që unë e kam edhe një opinion, por as nuk do të zgjidhte gjë dhe as nuk do të ndihmonte gjë. Këtë ju jeni më të zotë se unë për ta bërë. Ndiheni lirshëm për ta bërë” tha Celibashi.

Tre kandidatë rrezikojnë përjashtimin! Celibashi: Vendosim të mërkurën

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit