-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Problemet ligjore të Trumpit mund të zvarriten përtej 2024

Kryesoret

Pas ngritjes së akuzave ndaj ish-presidentit Donald Trump në Nju Jork për 34 shkelje penale, avokatët e tij kanë filluar të punojnë për mbrojtjen e klientit të tyre.

Ky është i pari, nga disa hetime me të cilat përballet Trumpi dhe që, sipas disa ekspertëve, mund të kenë pasoja shumë të rënda për të dhe të ardhmen e tij politike. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell detajet.

Si do t’i qaset ish-presidenti Donald Trump mbrojtjes së tij, në gjyqin që ka në themel akuzat për blerjen e heshtjes së një personi për të përfituar politikisht? Avokati i tij James Trusty nuk pranoi të zbulonte strategjinë mbrojtëse gjatë një intervistua për kanalin ABC. Por ai foli për gjendjen e përgjithshme të Trumpit.

“Kushdo që vihet në shënjestër nga hetuesit federalë, nga prokurorët e Nju Jorkut, sigurisht që stepet dhe mendon se ky është një lajm vërtet i keq për të. Por ai shpejt pa pamjen e përgjithshme, pamjen historike dhe unë pajtohem me të, se ky është një moment i keq për këtë vend”, tha avokati i Trumpit James Trusty.

Ish presidenti përballet me 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit në Nju Jork, për të fshehur pagesat për një aktore të filmave pornografikë, që kishte informacione të dëmshme rreth tij, përpara zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës. Ai është deklaruar i pafajshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit