-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bizneset e huaja bashkë kundër qeverisë: Përmirësoni ambientin

Kryesoret

Dhomat e huaja të tregtisë në Shqipëri shprehën hapur shqetësimin e tyre për ambientin për të bërë biznes në Shqipëri, duke e cilësuar atë si jo efektiv dhe duke bërë thirrje për përmirësim të konsiderueshëm përmes reformave gjithëpërfshirëse.

Sipas deklaratës, Dhoma Amerikane e Tregtisë në Shqipëri (AmCham), Dhoma Gjermane e Tregtisë (DIHA), Dhoma Italiane e Tregtisë, Confindustria Albania dhe Dhoma Franceze e Tregtisë, bashkohen në qëndrimin e tyre mbi gjendjen e mjedisit të biznesit në Shqipëri.

Ne jemi të vetëdijshëm për potencialin e vendit për biznes dhe investime të huaja, për shkak të vendndodhjes strategjike, burimeve natyrore dhe fuqisë punëtore të talentuar. Megjithatë, anëtarët tanë vijojnë ta rendisin klimën e biznesit si një nga tri sfidat kryesore të sipërmarrjes në Shqipëri dhe ne besojmë se mjedisi aktual është joefektiv dhe ka nevojë për përmirësim të konsiderueshëm. Si një vend aspirant për anëtarësimin në BE, ne i bëjmë thirrje Qeverisë Shqiptare, Parlamentit dhe Agjencive të tjera publike përgjegjëse që të angazhohen me reforma gjithëpërfshirëse ekonomike dhe investimesh” thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit