-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Spiuni u ngriti kurth! Si u arrestua aktori dhe shokët e “Tik Tok”-ut në Durrës?

Kryesoret

Të dëshpëruar dhe kokulur. Kështu u paraqitën dje në gjykatë të arrestuarit për shpërndarje droge. Shtatë nga tetë anëtarët e dy grupeve kriminale që shpërndanin kokainë dhe kanabis në lokalet e natës në Durrës u lanë në qeli.

I vetmi që u lirua është Kristel Balla, shtatë të tjerët, mes tyre aktori Stivens Bulku janë lënë në burg pa afat. Personazhet e njohur të “Tik Tok”-ut do të përballen me akuzat e shpërndarjes së drogës që rëndojnë mbi ta.

Katër të rinjtë Ergi Curri, Gentian Konesha, Kristel Balla dhe Stivens Bulku, banues në Shijak dyshohet se furnizoheshin me kokainë nga Genti Muça dhe e shpërndanin në zona të ndryshme të Durrësit.

Të katërt të rinjtë janë personazhe të njohura në rrjetin Tik Tok, ku më i ndjekuri është Stivens Bulku me rreth 50 mijë ndjekës, i cili është njihet dhe për rolin e tij në serialin “Aventurierët”.

Por si u kapën?
Për të dokumentuar aktivitetin kriminal, brenda grupit ishin infiltruar punonjës policie në rolin e blerësit. Edhe pse të rinjtë e “Tik Tok” nuk kanë pranuar se kanë shitur kokainë, të infiltruarit e policisë bënë blerje të simuluar tek anëtarët e këtyre dy grupeve kriminale. Të gjithë të arrestuarit ishin mjaft aktivë në rrjetet sociale dhe ata promovonin jetën luksi e makina luksoze në “Tik Tok” e “Instagram”.

Arrest me burg;
Goni Muça
Tani Muça
Amonali Halili
Alban Vela
Ergi Curri
Gentian Konesha
Stivens Bulku

Detyrim paraqitje;
Kristel Balla

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit