-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Imami goditet me thikë në Xhami gjatë faljes së Namazit!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në New Jersey në SHBA. Një imam në një xhami është goditur me thikë teksa po kryente namazin e sabahut, mëngjesit gjatë fundjavës. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes në xhaminë Omar në Paterson, New Jersey, rreth orës 5:30 të mëngjesit me orën lokale.

Kur Imam Sayed Elnakib dhe pjesa tjetër e asamblesë, e cila përfshinte rreth 200 njerëz, ishin gjunjëzuar për lutje, një burrë kapërceu mbi trupat e besimtarëve dhe me një thikë, e goditi imamin nga pas dhe më pas u përpoq të ikte.

Prokuroria e Qarkut Passaic e identifikoi burrin si 32-vjeçarin Serif Zorba, i cili u arrestua dhe u akuzua për vrasje të shkallës së parë, e mbetur në tentativë. Autoritetet nuk kanë përcaktuar ende një motiv për sulmin.

Kryebashkiaku André Sayegh, i cili shkoi për të vizituar Elnakib në spital, tha se imami ishte në gjendje të qëndrueshme pavarësisht se “pëson disa plagë të rënda”.

Në një konferencë për shtyp, Sayegh tha se do të ketë një prani të shtuar të policisë në xhamitë në të gjithë qytetin për të garantuar sigurinë e njerëzve në ditët e mbetura të Ramazanit.

 “Nuk duhet të kesh frikë të lutesh, duhet të ndihesh i sigurt për t’u falur”, shtoi Sayegh.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit