Një aksident fatal ka ndodhur në Tiranë, një 67-vjeçar ka rënë nga biçikleta dhe si pasojë nga dëmtimet që ka marrë në kokë ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Më datë 12.04.2023, në rrugën “Aleks Buda”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga biçikleta shtetasi S. Ç., 67 vjeç, i cili dyshohet se për shkak të dëmtimeve që ka marrë në kokë, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.