-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

FMN: Shqipëria dhe Kosova, më të varfrat në Europë edhe në 2023, do mbeten njëlloj të paktën deri në 2028

Kryesoret

Shqipëria dhe Kosova janë renditur sërish nga FMN si shtetet më të varfra të Europës në vitin 2023. Bazuar në të ardhurat për frymë, që maten duke llogaritur fuqinë blerëse. Një tregues real se sa vlerë ka paraja për banorët e një vendi.

Sipas FMN, Shqipëria renditet e parafundit në Europë me të ardhurat për frymë prej 19 mijë dollarë ndërkombëtar. Pas Shqipërisë renditet Kosova, që e ka këtë tregues akoma  më të ulët, 5.6 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Bosnjë Hercegovina ka të ardhura për frymë pak më të larta se Shqipëria, në 19.6 mijë dollarë ndërkombëtarë. Maqedonia e Veriut 21.1 mijë, Serbia me 25.4. Në krye të rajonit vijon të qëndrojë Mali i Zi, me 27.6 mijë dollarë ndërkombëtarë.

Mesatarja e Europës është gati 50 mijë. Ndërkohë që Shqipëria i ka të ardhurat për frymë të matura sipas fuqisë blerëse gati sa gjysma e Europës Lindore.

Parashikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar shtrihen deri në vitin 2028, ku sërish si Shqipëria ashtu dhe Kosova vlerësohet se do të vijojnë të mbeten më të varfrat e Europës.

Edhe në treguesin tjetër direkt, atë të Prodhimit të Brendshëm Bruto për frymë, që për Shqipërinë ka arritur në 7 mijë dollarë, sërish vlerësohemi nga FMN të fundit për vitin 2023. Së bashku me Kosovën, që është në nivelin e 5,600 dollarëve.

Të dhënat e Eurostat më herët tregojnë se Shqipëria ka mbetur pas në të ashtuquajturin proces të konvergjencës. Ajo nënkupton rritje me ritme më të shpejta se vendet e zhvilluara të Europës. Në mënyrë që të kapet mesatarja e Europës për një periudhë kohore të caktuar.

Rritja e viteve të fundit, ndonëse në nivele të ngjashme me vende të rajonit, nuk ka arritur të shtojë mirëqenien e qytetarëve. Duke u bërë dhe një faktor për ritmet e larta të emigracionit.

Sipas Eurostat, në vitin 2021, vendi ynë kishte PBB për frymë, të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse, sa 32% e mesatares së BE.

Në treguesin e Konsumit Individual për Frymë Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian. Njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate.

Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca me shtetet e rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse të shtetasve shqiptarë për të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend./Monitor

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit