-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këlliçi me komunitetin lushnjar të Tiranës: Kryeqyteti do të ketë transport publik falas

Kryesoret

Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, zhvilloi një takim me komunitet qytetarësh nga Lushnja, të cilët prej vitesh jetojnë në kryeqytet. Takimi u organizua me iniciativë të deputetit Saimir Korreshi dhe ish-deputetit Myslim Murrizi, të cilët i bën thirrje miqve të tyre, që në 14 maj të mbështesin Belind Këlliçin për bashkinë e kryeqytetit.

Duke falënderuar organizatorët për takimin, Belind Këlliçi shpalosi disa nga pikat e programit të tij, për ta bërë Tiranën një qytet të jetueshëm për të gjithë banorët e saj. Ai u ndal fillimisht te angazhimi për transport publik falas, duke sqaruar se ky premtim do të bëhet realitet pas 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Belind Këlliçi pati një përgjigje edhe për skeptikët apo ata që sulmojnë këtë premtim, duke e cilësuar si të parealizueshëm. Këlliçi solli në vëmendje shembullin e 250 qyteteve në vende të ndryshme të botës, që sot e kanë realitet transportin publik falas.

Sipas Belind Këlliçit nga transporti falas, ndër përfituesit më të mëdhenj do të jenë studentët. Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, u shpreh gjithashtu se angazhimi i tij është ta rikthejë në normalitet kryeqytetin me premtime të realizueshme, dhe jo si ato të kundërshtarit të tij Erion Veliaj.

Ai preku edhe probleme që lidhen me infrastrukturën, goditjen e biznesit nga taksat e larta apo largimin e të rinjve, për shkak të politikave të gabuara të bashkisë dhe qeverisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit