Deputeti i Rithemelimit, Tritan Shehu foli në kuvend për fondin që pritet të miratohet për partitë politike për zgjedhjet vendore.
Shehu tha se kjo është vjedhje dhe se po i japin lekët PD-së së Alibeajt si paterica të Ramës.
“Keni një projekt vendim për fondet. Vjedhje masive, mund të kalojë kjo çështje pa u diskutuar në parlament. Është krijuar një situatë e tillë ku po përfitohen paratë nga ca paterica, është një mashtrim i atyre dhe një vjedhje e qeverisë për ti paguar ata”, tha Shehu.