Manchester United nuk ka arritur më shumë se një barazim 2:2 ndaj Sevillas në ndeshjen e parë çerekfinale të Europa League në “Old Trafford”
Ndeshja u zhbllokua që në minutat e para nga Sabitzer i cili realizoi golin e parë rtë përballjesnë minutën e 14-të.
Sërish austriaku u shfaq në skenë për ta dyfishuar epërsinë e vendasve në minutën e 21-të.
Mysafirët arritën që të shënonin në minutën e 85-të pas një gabimi të mbrojtësit të Unitedit, Malacia i cili shënoi autogol. Një autogol i cili i dhuroi Sevillias një mundësi për t’u rikthyer në lojë.
Sevilla e realizoi edhe golin e barazimit, duke marrë një rezultat tejet pozitiv nga sfida e parë. Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Spanjë.