-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gatti i vuri “vulën”, Juventus kënaqet me fitore minimaliste në shtëpi

Kryesoret

Juventusi ka shënuar fitore ndaj Sportingut me rezultat minimalist 1-0 në Allianz Stadium në kuadër të ndeshjes së parë çerekfinale të Europa League.

Portugezët ishin më kërkuese në pjesën e parë, duke rrezikuar me Hidemasa Motira, Sebastian Coates dhe Pedro Concalves.

Zonja e Vjetër kishte vetëm një rast me Federico Chiesan në këtë pjesë lojë.

Fillimi i pjesës së dytë ishte i dobët sa i përket rasteve, ndërsa goli erdhi në mesin e këtij fraksioni.

Federico Gatti shënoi nga afër për 1-0, duke ia dhënë fitoren Juventusit.

 

Sporting u mundua të barazojë rezultatin në dy raste me Hector Bellerin, por Mattia Perin ishte i jashtëzakonshëm me dy pritje radhazi. Ndeshja kthyese zhvillohet pas një jave në Portugali.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit