-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sula “shpërthen” në foltore: Parlamenti të vazhdojë, ju vetëm rreni e mashtroni!

Kryesoret

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, duke folur në seancën e sotme plenare u shpreh se Parlamenti duhet të vijojë punimet dhe jo të ndërpritet për shkak të zgjedhjeve.

“Mirë mo përpara një viti pse e vutë këtë taksë të hirës ju? Ju nuk lini gjë pa rënë në tokë, edhe ujin, edhe frymën e taksoni. Tani doni ta hiqni këtë taksë. Po mor po nuk jemi kundër, por që të shqetësoheni kaq shumë për këtë taksë, pse nuk hiqni taksën e karburantit ju?

A e dini ju që FMN e radhit Shqipërinë si vendi më i varfër deri në 2028, në gjithë rajonin, lëmë pas vetëm Kosovën. Më gjeni një raport në organizmat ndërkombëtarë ku jemi mirë.

Rreni, mashtroni, joshni gjatë fushatave zgjedhore. Ju nuk e keni bërë një gjë të tillë më parë. Parlamenti sot e deri në 14 maj s’ka për të pasur. Të bëhet parlament çdo javë, të mos ndërpritet se ju e keni mendjen te zgjedhjet.

Ju tërheq vëmendjen që të mos mbyllet parlamenti dhe të vazhdojë siç i takon. Sepse me rregullore nuk i lejohet ti ndërpresë punimet.”, u shpreh ndër të tjera deputeti Sula.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit