Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Arben Kraja morën pjesë në takimin e organizuar në Buenos nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL në kuadër të platftormës EMPACT të Europol, prioriteti kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë.
Në takimin koordinativ morën pjesë përfaqësues të prokurorive homologe nga vendet e BE, Itali, Spanje, Hollande, Belgjike, Gjermani dhe Portugali, ashtu si dhe nga agjencitë e BE-së, EUROJUST dhe EUROPOL. Përfaqësues nga prokuroritë homologe nga Amerika e Jugut, Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Panama, Paraguaj dhe Kosta Rika.
Qëllimi i organizimit të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar qe merren me trafikimin ndërkombëtar të kokainës.
Në Amerikën e Jugut, sidomos në Kolumbi por edhe Ekuador janë disa bosë shqiptarë të trafikut të kokainës që veprojnë. SPAK thekson se ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive.