Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka shkruar Rusisë, Ukrainës dhe Turqisë për t’i shprehur shqetësimet e tij lidhur me zbatimin e marrëveshjes që lejon eksportin e sigurt të grurit të kohës së luftës nga disa porte ukrainase të Detit të Zi.
Letra e sekretarit të përgjithshëm u dërgua pasi Kombet e Bashkuara thanë se asnjë anije nuk u inspektua të martën si pjesë e marrëveshjes “pasi palëve (të përfshira) u duhej më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi prioritetet operacionale”.
Inspektimet u përsëritën të mërkurën.